Popoviq: Serbia të kërkojë seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit mbi Kosovën
Serbia duhet të kërkojë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi ushtrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ushtrisë shqiptare e cila filloi këtë javë.
Kështu tha ministri serb i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik, Nenad Popoviq.
“Kjo është hera e parë që ushtria shqiptare ka hyrë në territorin e Serbisë. Serbia duhet të reagojë, ajo duhet të kërkojë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit. Ne duhet të kërkojmë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që nga formimi i ushtrisë së Kosovës kundër rezolutës 1244. ushtria shqiptare në territorin e Kosovës dhe Serbisë? Qysh nesër mund të hyjnë në Mitrovicë pa asnjë problem, nëse askush nuk i ndalon ata. Nëse nuk reagojmë sot, do ta kemi atë”, tha ai për RTS.
