75 Mall Live Search
14:35 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Prishtina së shpejti edhe me një Qendër të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se së shpejti në kryeqytet do të ndërtohet objekti i Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Ahmeti në një postim në Facebook ka shkruar se ky objekt do të ndërtohet në rrugën “Kujtim Laro”, lagjia ‘Prishtina e Re’, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Ahmetit:

Investimi i radhës për ndërtimin e objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare do të jetë në rr. “Kujtim Laro”,lagjja e “Prishtina e Re- Zona Perëndim”, në afërsi të fshatit ndërkombëtar dhe lokacioni ka një sipërfaqe prej 1971m2.

Në ndërkohë kanë filluar procedurat e prokurimit për konkursin e projektimit për hartimin e projektit ideor arkitektonik për këtë Qendër.

Njoftimi për kontratë: goo.gl/Y2NCq8

#investimet2019 #komunaprishtine /Indeksonline/