75 Mall Live Search
17:44 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Osmani: Mbyllja e lojërave të fatit në Shqipëri ka pas efekt edhe në Kosovë

Naser Osmani, deputet i LDK-së, ka thënë se mbyllja e lojërave të fatit në Shqipëri ka pasur efekt në Kosovë.

Ai vendimin e Kuvendit të Kosovës për lojërat e fatit e ka cilësuar të duhur.

“Pas ndalimit në Shqipëria ka një invazion, nuk ka më rregulla, dhe situata ka eskaluar, ku ka pasur edhe dy raste të vdekjes. Veprimi i Kuvendit sot ka qenë i duhur. Pas asaj që ka ndodhur në lokalet e këtyre veprimtarive ka qenë e domosdoshme që të merret një masë. Shpresoj që Qeveria duhet të reagoj konform kësaj Rezolute të Kuvendit të Kosovës”, tha ai në rtk. /Indeksonline/