Momenti dhe fjalët e Rugovës kur mirëpriti Demaçin në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës
Fotografi i njohur kosovar, Hazir Reka herë pas here përmes imazheve të tij të realizuara gjatë viteve të 90’ta kthen në kujtesë momente të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë.
Ai si rrallë ndonjë fotograf ka një arkiv të pasur me fotografi që dëshmojnë më së miri luftën e fundit në Kosovë, por edhe personalitete që ndikuan në shtetndërtimin e vendit e që nuk jetojnë më. E tillë është edhe kjo fotografi, e postuar nga Reka në rrjetin e tij social Facebook, përcjellë Indeksonline.
Këtë fotografi Reka e ka shkrepur më 18 maj të vitit 1990, momentin kur ish-presidenti Ibrahim Rugova i uroi mirëseardhje veprimtarit të ndjerë të çështjes kombëtare Adem Demaçit, kur ky i fundit u bë pjesë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

IDEATORET E SHTETIT
Me çfarë fjalë të ngrohta e priti presidenti Rugova Adem Demaçin. Maj 18,1990.
I dashuri dhe i nderuari Adem Demaçi, ju dëshiroj mirëseardhje të ngrohtë në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës. Më lejoni që këtë fjalë rasti ta filloj me moton e romanit Tuaj të njohur “Gjarpinjtë e gjakut”, njërit nga romanet më të njohura shqiptare: ”Jo atyne që janë trima me ngreh gishtin e krimit, po atyne që janë trima me shtri dorën e pajtimit”