4 kapitenë në 4 ndeshjet e fundit, sonte shiritin e mbanë Hekuran Kryeziu
Kombëtarja e Kosovës në futboll po ballafaqohet me një proces rapid të zhvillimit.
Portieri Samir Ujkani ka qenë lideri i “Dardanëve” në gjithë periudhën e ndërtimit të kësaj skuadre.
Por tani që ai ka humbur vendin në ekipin e parë, trajneri Bernard Challandes është dashur të mendoj për liderin e ri, shkruan Indeksonline.
Në 3 ndeshjet e fundit, Kosova ka pasur 3 kapitenë të ndryshëm dhe sonte pritet që të jetë hera e 4-të që shiriti i kapitenit do të bartet te një futbollist tjetër.
Në ndeshjen kundër Maltës, kapiten ishte Samir Ujkani, me Azerbajxhanin Valon Berisha, me Danimarkën Herolind Shala, ndërsa sonte kundër Bullgarisë lideri i ri do të jetë Hekuran Kryeziu. /Indeksonline/