75 Mall Live Search
18:13 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

SHBA njeh sovranitetin e Izraelit mbi Golanin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sot nënshkroi një dekret duke njohur sovranitetin izraelit mbi lartësitë e Golanit.

Trump paralajmëroi këtë në Twitter javën e shkuar, duke thënë se ishte koha që SHBA të merrte këtë hap pas 52 vjet kontrolli izraelit mbi pllajën strategjike në kufirin sirian, njofton AP.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, gjatë një vizite në SHBA këtë muaj, ka kërkuar një pranim të tillë.

Izraeli mori Golanin nga Siria në luftën e Lindjes së Mesme në vitin 1967.

Kombet e Bashkuara i konsiderojnë lartësitë e Golanit, të cilat i kontrollon Izraeli, si territor të pushtuar.