Tragjike: Piloti 14 vjeçar humb jetën në garën me motorë
Gjatë një gare me motorë në Jerez de la Frontera ka humbur jetën piloti 14-vjeçar Marcos Garrido.
Djaloshi e nisi garën e së dielës në kategorinë Supersport 300 dhe është rrëzuar keq në garën e gjashtë nga dhjetë që ishin gjithsej.
Piloti nuk arriti të shmangte një motor që po i vinte nga pas dhe që e ka shkelur adoleshentin.
Menjëherë është kuptuar se piloti është lënduar rëndë, shkruan spanjollja Marca. Ai është dërguar menjëherë në një spital të Jerezit.
Megjithatë, ishte tepër vonë, pasi i riu kishte pësuar dëmtime fatale. Edhe kampioni i Moto Gp Marc Marquez ka ngushëlluar: Një lajm i tmerrshëm.
Ngushëlliume familjes dhe shokëve, Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar këtë kohë të vështirë.”