‘Stupcat’ të emocionuar pas ndeshjes, përqafojnë futbollistët e Kosovës!
Kosova ka barazuar me Bullgarinë në ndeshjen e parë kualifikuese për kampionatin Evropian 2020.
Në stadiumin e kryeqytetit ‘Fadil Vokrri’ për ta ndjekur ndeshjen ishin edhe shumë emra të njohur të artit kosovar, shkruan Indeksonline.

Në mesin e tyre ishin edhe humoristët e njohur, Vedat Bajrami dhe Osman Azemi të njohur si ‘Stupcat’ të cilët pas përfundimit të ndeshjes kanë përqafuar futbollistët e Kosovës, Edon Zhegrovën dhe Amir Rrahmanin./Indeksonline/
