75 Mall Live Search
15:22 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Barazimi me Kosovën pritet t’i kushtoj me shkarkim trajnerit të Bullgarisë

Pas barazimit 1-1 me Kosovën, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Bullgarisë pritet ta shkarkojnë trajnerin e kombëtares Petar Hubchev.

Mediat në Bullgari shkruajnë se Hubchev do të zëvendësohet nga

Georgi Dermendzhiev që aktualisht është trajner i Levski Sofias. 55 vjeçari Hubchev, është trajner i Bullgarisë që nga viti 2016.

Pas ndeshjes me Kosovën, gazetarët bullgarë e kanë pyetur selektorin rreth kësaj çështje.

“Nuk dua të jap asnjë koment në lidhje me këtë temë” deklaroi Hubchev. /Indeksonline/