Pasi u bë me vajzë, Lind Halimi bëhet edhe me shtëpi të re
Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi. Linda u bë pak kohë më parë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë të cilës i vendosën emrin e veçantë Kaimana.
Me lajmin e bukur të ardhjes në jetë të vogëlushes, Linda u kthye në kryefjalën e mediave teksa shumë u komentua edhe martesa e saj me Davon Edwards.
Ditën e sotme Linda ka dhënë një tjetër lajm të bukur. Këngëtarja ka blerë shtëpi dhe e ka zbuluar me anë të një postimi në Instastory.
“Hera e parë si pronare e një shtëpie. Zoti është i mrekullueshëm. E ndërtuar nga themelet! Muaji i lindjes sime qenka i paparë këtë vit”, shkruan Linda