75 Mall Live Search
18:54 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Shoqërohet në polici shoferja që goditi biçiklistin me veturë në Podujevë

Sot pasdite një biçiklist u godit nga një veturë, duke pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline zyrtarja e policisë për informim në Podujevë, Antigona Çitaku-Dibrani.

Ajo ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, derisa shoferja e veturës është shoqëruar në polici.

“Rreth orës 18:00 në kryqëzimin e rrugëve Ilir Konushevci-Nuhi Gashi në Podujevë ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një veture dhe biçikletë. Si pasojë e aksidentit biçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren njësiti i trafikut ndërkohë që ngasësja e automjetit është shoqëruar në stacion policor”, ka thënë Çitaku-Dibrani.

Po ashtu, rastin e ka konfirmuar edhe policia rajonale e Prishtinës. /Indeksonline/