75 Mall Live Search
20:56 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Policia ndalon autobusin urban në Prishtinë, gjobitet për tejkalim shpejtësie

Të shumta janë rastet kur autobusët urbanë në Prishtinë tejkalojnë shpejtësinë.

Pavarësisht se në këto mjete udhëtimi është një numër i madh i qytetarëve të cilët barten nga lagjja në lagje, vozitësit duket se pak rendësi i kushtojnë përgjegjësisë të cilën kanë.

Por sonte Policia e Kosovës ka vendosur t’i shqiptojë gjobë pikërisht një autobusi urban në Kodrën e Trimave, për tejkalim të shpejtësisë, shkruan Indeksonline.

Duhet përkujtuar që kohëve të fundi janë të shumta aksidentet në vend, shpesh herë për arsye të tejkalimit të shpejtësisë./Indeksonline/