75 Mall Live Search
08:49 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Këshilltari i Veselit: Kryeministër afroj pak meshkujt e AAK-së se janë duke ta marrë ftyrën!

Këshilltari i Kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerim Latifi ka drejtuar akuza të rënda drejt partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj, duke shkruar se i “ka tranu” pushtetit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Latifi ka thënë se simptomë e parë për këtë është humbja e aftësisë për t’u treguar politikisht korrekt me njerëzit dhe shoqërinë.

Duke iu referuar deklaratave të mbrëmshme të ministrit Pal Lekaj, Latifi ka shkruar se vendi ka ardhur aty ku miku shpallet armik i shtetit.

Më poshtë postimi i Latifit:

KUR PUSHTETI TË TRANON

Disa prej miqëve tanë në AAK ka fillu me i tranu pushteti. Simptoma e parë që tregon se të ka tranu pushteti është humbja e aftësisë për t’u treguar politikisht korrekt me njerëzit dhe shoqërinë. Njëri çohet dhe i arsyeton keqpërdorimet duke thënë se meqë të tjerët para nesh kanë abuzuar me pushtetin, tash është rradha jonë ta bëjmë të njëjtën gjë.

Pra politika s’qenka asgjë më shumë se rotacion keqpërdoruesish. Tjetri çohet, e pa ju dridhë çerpiku, thotë se qytetarët me librezë të AAK-së janë më rëndësishëm se qytetarët me përkatësi tjetër partiake. Që do të thotë se fisi dhe klientela partiake nuk pyesin për ligj e barazi para ligjit.

Një tjetër thotë se, po të ishte në dorën e tij, sot do ta dëbonte nga Kosova ambasadorin e Zvicrës. Që do të thotë se kemi ardhë deri aty sa edhe mikun, që ta thotë të vërtetën, me shpallë armik të shtetit. Një tjetër… S’po vazhdoj më tutje, se janë shumë.

Kryeministër, a je kun? Afroj pak mashkujt, se janë duke ta marrë ftyrën ty, e tanë Kosovës!