75 Mall Live Search
09:26 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Nuk do të ndalemi deri sa të gjenden eshtrat e secilit të vrarë në luftë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kujtuar 20 vjetorin e masakrës së Belegut, është zotuar se nuk do të ndalen deri sa të gjenden eshtrat e secilit njeri të Kosovës të vrarë në luftë.

Haradinaj ka theksuar se e vërteta e Kosovës janë varret masive në tërë vendin.

Postimi i Haradinajt:

E vërteta jonë janë varret masive në tërë Kosovën. Liria e atdheut tonë mban emrin e secilit nga martirët e Belegut dhe tërë Kosovës. Duke qenë se shumica e të vrarëve në Beleg konsiderohen të zhdukur të luftës kjo masakër e ka edhe dimensionin e saj më të dhimbshëm, sepse shumica nga 46 të ekzekutuarit nuk e kanë ende një varr të shënjuar në këtë tokë, për të cilën ata janë sakrifikuar. Sot, njëzet vjet më vonë, ne e vazhdojmë betejën për zbardhjen e fatit të të gjithë martirëve dhe nuk do të ndalemi deri sa të gjenden eshtrat e secilit njeri të Kosovës, të vrarë në luftë.