75 Mall Live Search
19:56 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Ylli i Kombëtares Italiane e godet një biçiklist me veturë

Federico Chiesa , sulmuesi i Fiorentinës , është përfshirë në një aksident me makinë në Firence pasditen e sotme.

Chiesa po ngiste një Mini Cooper në Piazza Puccini kur papritmas e goditi me veturë biçiklistin.

Motoçiklisti u shtrua në spital në Careggi dhe raportohet se ka shpëtuar nga më e keqja.

Ylli italian është lajmëruar në policinë komunale ku është intervistuar, për tu liruar më pas. /Indeksonline/