Piloti i Emiliano Salas nuk ishte i certifikuar që të fluturojë gjatë natës
Piloti i cili ishte duke drejtuar aeroplanin në të cilin gjendej futbollisti i ndjerë, Emiliano Sala, nuk ishte i kualifikuar që të fluturojë gjatë natës, shkruan BBC Wales.
David Ibbotson besohet që nuk i ka dalluar ngjyrat prandaj në licencën e tij shkruhej se ai duhej të fluturonte vetëm gjatë ditës.
Futbollisti,Sala vdiq në moshën 28 vjeçare deri sa ishte në aeroplan duke shkuar nga Nantes në Cardiff.
Aviacioni Civil i Britanisë së Madhe nuk ka dhënë ndonjë koment rreth licensës së pilotit./Indeksonline/