75 Mall Live Search
11:30 / E Shtunë, 30 Mars 2019 / indeksADMonline

Rihapin kazinon, arrestohen pesë persona

Vendimin për mbylljen e lokalit të tyre, nuk e kanë përfillur disa persona, njofton Indeksonline.

E për këtë ata janë përballur me arrestim nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, pesë persona janë dërguar në mbajtje pasi kanë rihapur kazinon.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë bërë rihapjen e një lokali-kazinoje. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

Ditë më parë, pas miratimit të një rezolute në Kuvendin e Kosovës, nga qeveria është marrë vendim që veprimtaria e lojërave të fatit të ndalohet për 10 vite.

Ky vendim i Kuvendit për nxjerrjen e një rezolute dhe plotësimi i pikave të saj nga Qeveria e Kosovës, erdhi pas vrasjeve të ndodhura për dy muaj, e të cilat ishin të ndërlidhura me veprimtarinë e lojërave të fatit.

Pas ndalimit të lojërave të fatit, ka reaguar shoqata që merret me to, duke thënë se ky vendim është i dëmshëm për ekonominë e vendit. /Indeksonline/