Prishtina vazhdon serinë 100% të fitoreve, mposht edhe Bashkimin
Z Mobile Prishtina e ka shënuar edhe fitoren e 25-të në po aq ndeshje të Superligës së Kosovës në basketboll.
Kryeqytetasit sonte kanë fituar në udhëtim te kampioni aktual, Bashkimi, me rezultat 102:91.
Megjithëse Bashkimi u tregua rival i denjë, madje pati edhe periudha kur ishte në epërsi, nuk ia doli të shkaktojë befasi dhe të ndërpresë serinë e fitoreve të Prishtinës.
Dardan Berisha (21), Meriton Ismaili (18) dhe Divine Myles me 16 pikë ishin më efikasit te skuadra prishtinase, e drejtuar nga Andin Rashica, ndërsa Jordan Capps me 31 e Drilon Hajrizi me 20 pikë u dalluan te prizrenasit.Kjo është humbja e 13 e Bashkimit në 25 ndeshjet e deritashme dhe aktualisht renditet në pozitën e 5-të.