Njihuni me talentin e Llapit që ka ecur çdo ditë nga 26km për të shkuar në stërvitje
Njëri ndër talentët më të mëdhenjë të futbollit kosovar aktualisht është Valmir Veliu.
18 vjeçari që jeton në Dyz, afër Podujevës është i flaktë pas futbollit dhe dëshiron të arrijë edhe në skenën ndërkombëtare.
Veliu tani përfaqëson edhe Kosovën U21, me të cilën ditë më parë shënoi golin e fitores në miqësoren kundër Maltës që u zhvillua në Turqi.
Ai tani luan për skuadrën e Llapit, por jeton në Dyz, fshat afër Podujevës.
Kur ishte fëmijë, nga dëshira e madhe për te qenë së bashku me lojtarët tjerë në stërvitje, Veliu ka ecur gati çdo ditë distancën prej 13km, Dyz – Podujevë dhe anasjelltas, shkruan Indeksonline.
Trajneri Tahir Batatina, në një emision televiziv ka deklaruar që Veliu është e ardhmja e futbollit kosovar.
Para se të luante për Llapin, mesfushori ofenziv ka qenë pjesë e Ramiz Sadikut për 1 vit, ndërsa shkollën e futbollit e ka kryer te “Liridoni”. /Indeksonline/
