Loriana Kuka kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Prix – Tbilisi
Loriana Kuka e ka fituar edhe duelin e saj të dytë në Grand Prix Tbilisi që po mbahet në Gjeorgji.
Kuka e cila po garon në kategorinë -78 kilogramë ka siguruar fazën gjysmëfinale, pas triumfit ndaj xhudistes holandeze, Ilona Lucassen.
Për të mbërrijtur në çerekfinale, Loriana paraprakisht kishte triumfuar në duelin me indianen Rani Rani.
Loriana Kuka arriti që holandezen Lucassen ta mposhtë me IPPON, dhe kështu vazhdon garën në Grand Prix Tbilisi.
Në gjysmëfinale Loriana do të përballet me fituesen e duelit Patricia Sampaio dhe Franny Estelle Posvite. /Indeksonline/