75 Mall Live Search
19:17 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Mbi 40 garues në kampionatin e Kosovës në Kick-box

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar Kampionati i Kosovës në Kick-box.

Pallati i sporteve në Shtime ishte nikoqir i kampionatit, e cila u zhvillua në dy disiplina, Poinfighting, kick-light për grupmoshat Kadet dhe Junor, shkruan Indeksonline.

Në këtë garë morën pjesë më shumë se 40 garues nga e gjithë Kosova duke zhvilluar duele shumë cilësore.

Drejtësinë në këtë garë e ndanë gjyqtarët Burim Shala, Liridon Ferati, Muhamet Muqolli, Bujar Grajqevci. /IndeksOnline/