75 Mall Live Search
23:15 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Shkolla kërkon nga qytetarët t’u ndihmohet në pasurimin e bibliotekës, për t’i larguar fëmijët nga teknologjia

Më shumë se kurrë fëmijët kanë krijuar varshmëri ndaj teknologjisë, duke i larguar nga mësimet, por edhe duke i dëmtuar edhe në aspektin jo vetëm psikologjik, por edhe fizik.

Në mënyrë që të vegjëlit të ikin nga përdorimi i teknologjisë, stafi i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Drita” në Gramaçel të Komunës së Deçanit kanë kërkuar nga qytetarët dhe të gjithë njërëzit e fjalës së shkruar, që të kontribuojnë në pasurimin e Bibliotekës, përcjellë Indeksonline.

Në faqen zyrtare të këtij institucioni është bërë kjo thirrje:

Të nderuar!
Kërkoj nga ju që të kontriboni në pasurimin e Bibliotekës së shkollës sonë. Nëse ia doni të miren fëmijëve tuaj na sjellni ndonjë titull librash. 
Këtë mund ta bëni të gjithë ju që e lexoni këtë postim.
Librat që i sjellni mund të jenë që nga lektyrat shkollore dhe deri tek romanet. Edhe në gjuhën angleze na hyjnë në punë pasi që shumë nxënës mund të lexojnë dhe kuptojnë gjuhën angleze njëjtë sikur gjuhen shqipe.

Ju lus që mos të kurseni sepse kemi nevojë tepër të madhe sepse fëmijët e juaj kanë nevojë që për pak orë të ikin nga përdorimi i teknologjisë (telefonit dhe kompjuterit)!