75 Mall Live Search
09:19 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Diçka e madhe po vjen në Sallën e Kuqe me datë 11 Prill

Këtë të enjte do të mbahet një koncert në Sallën e Kuqe, i cili do të filloj nga ora 21:00.

Në këtë koncert do të performojnë këngëtarë e njohur të estradës tonë dhe të huaj, të cilët janë të kërkuar shumë nga publiku.

Në këtë koncert për të argëtuar gjithë të pranishmit do të këndojnë: Mc Kresha, Lyrical Son dhe shumë anëtarë të tjerë PINT.

I pranishëm për të kënduar do të jetë edhe Young Zerka, i cili njihet për stilin e tij xhamajkan.

Një risi tjetër e koncertit është edhe pjesëmarrja e këngëtarit të njohur, Cliqme, apo si njihet ndryshe i huaji që këndon shqip.

DJ-të e këngëtarëve poashtu do të kujdesen për muzikën dhe atmosferën e krijuar këtë natë.

Përpos muzikës, për të ftuarit do të ketë edhe surpriza të tjera që do të bëhen publike atë natë.

Për më shumë informata mund të vizitoni faqen zyrtare të koncertit në Instagram: _nightpartty./Indeksonline/