75 Mall Live Search
15:45 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Gllarevë mes dy veturave

Dy vetura janë përplasur mes veti në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në Gllarevë të Klinës, raporton Indeksonline.

Lexuesit e Indeksonline kanë dërguar foto nga vendi i aksidentit ku shihen dëmet e konsiderueshme në vetura.

Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident ka edhe persona të lënduar. Në vendin e aksidentit është parë Policia e Kosovës e cila po merret me shikimin e vendit të ngjarjes./Indeksonline/