75 Mall Live Search
16:15 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Gënjeu policinë se i kanë vjedhur çantën, arrestohet i dyshuari

Është arrestuari 26 vjeçar, V.S pasi ditë më parë gënjeu se dikush kishte vjedhur nja çantë krahu e në të cilin ishin një shumë e konsiderueshme e parave, transmeton Indeksonline.

Ai rastin e denoncoi në Polici, mirëpo këta të fundit vërtetuan se nuk kishte të bënte me vjedhje dhe se e gjitha ishte inskenim.

Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit i është shqiptuar paraburgim për 48 orë dhe paratë e deklaruara si të vjedhura janë sekuestruar.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës:

Dy ditë më parë në Stacionin Policor në Mitrovicë, ishte raportuar një rast i ‘vjedhjes’, ku sipas ankuesit nga vetura e tij i ishte vjedhur një çantë krahu me një shumë të konsiderueshme të parave.

Si rezultat i veprimeve të ndërmarra operativo-hetimore nga hetuesit policor, duke u bazuar në prova materiale kanë arritur të vërtetojnë se rasti i raportuar më parë nuk ka elemente të veprës penale ‘vjedhje’, por që vetë ankuesi tanimë i dyshuar ka deklaruar rrejshëm , ndërsa shuma e parave të deklaruara si të vjedhura janë sekuestruar nga i dyshuari.

I dyshuari i arrestuar është  V. S, 26 vjeçar, shtetas i Republikës i Kosovës. Të gjitha veprimet dhe provat materiale i janë paraqitur prokurorit të rastit i cili ka sugjeruar që rasti të iniciohet si vepër penale “deklarim i rrejshëm’. Ndërsa pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Indeksonline/