“Tani ndoshta mund të shkojmë në Champions League”
Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj Neëcastle United. Pas ndeshjes ai ka falënderuar tifozët për besimin dhe ka thënë se tani kanë gjasa që të kualifikiohen në Ligën e Kampionëve.
“Ishte një ndeshje e madhe sonte, por shumë e vështirë. Trajneri na tha që duhet të jemi të durueshëm dhe efikas në zonë. Ne kështu vepruam. Jemi shumë të kënaqur. Mund ta ndjej diferencën në atmosferën e stadiumit në krahasim me edicionin e kaluar, ndoshta tani mund të shkojmë në Champions League. Tifozët na kanë ndihmuar që të arrijmë në vendin e 3-të” deklaroi Lacazette. /Indeksonline/