75 Mall Live Search
08:54 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Rënja drastike e Mehës, para 4 vitesh në Bundesligë tani transferohet në ligën e 5-të në Gjermani

Alban Meha ka lënë skuadrën e SV Elversbergut për të kaluar te Hessen Kassel me të cilën ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare.

Alban Meha, futbollisti që e veshi fanellën e Kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës, një lojtar fantastik dhe i talentuar, ka përfunduar në ligë amatore në Gjermani, në atë të pestë.

Sipas gazetës “hna.de”, 32-vjeçari ka lënë SV Elversbergun për të kaluar te Hessen Kassel.

Meha u largua nga SV Elversberg pas një sezoni pozitiv sepse shënoi 8 gola dhe asistoi njëherë në 16 paraqitje.

Në edicionin 2014/15 Meha me Paderbornin kishte luajtur në Bundesligë.

/Indeksonline/