75 Mall Live Search
11:37 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Policia ndalon dy persona pasi tentuan ta kalojnë kufirin me substanca narkotike

Njësia patrulluese në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut gjatë mbrëmjes së kaluar ka arrestuar dy persona pasi që ata tentuan të kalojnë kufirin me substancë narkotike.

Gjatë kontrollit të policisë, tek njëri person është gjetur një qese me substanca narkotike.

Lidhur me rastin është njoftuar prokuroria dhe  për njërin nga të dyshuarit është lëshuar urdhërarrest që do ta ekzekutoj DPR Prishtinë. Rasti do të shkojnë në procedurë të rregullt./Indeksonline/