Ghetto Geasy: Gjithmonë kokë ulur pranë jush që më doni!
Reperi i njohur, Getoar Selimi ditë më parë ka lansuar projektin e tij të radhës.
Kënga e cila mbanë titullin “Amante”, është mirëpritur në publik, shkruan Indeksonline.
Me anë të një shkrimi reperi në fjalë ka falënderuar fansat e tij për përkrahjen e vazhdueshme që kanë treguar ndaj tij.
“Gjithmone koke ulur prane jush qe me doni dhe qe keni qene vazhdimisht me mua ne kete rrugetim te perbashket tash e 20”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Instagram. /Indeksonline/
