75 Mall Live Search
08:39 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Milot Rashica flet pas super golit të mbrëmshëm

Milot Rashica bëri një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Gjermanisë kundër Schalkes.

Ylli i Werder Bremen shënoi një gol të bukur dhe në fund u shpall futbollisti më i mirë i ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Pas ndeshjes, Miloti është shprehur i kënaqur që skuadra e tij arriti në gjysmëfinale.

“E mahnitshme! Jemi në gjysmëfinale! Hap pas hapi, dhe gjithmonë së bashku!”, ka shkruar Rashica në Twitter.

Që nga janari, sulmuesi i Kosovës ka realizuar nëntë gola me fanellën e Werderit. /IndeksOnline/