75 Mall Live Search
17:33 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Institucionet e Maqedonisë letrat ende i adresojnë në “Kosovo, Republika Srbija”

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 10 vite nga koha kur Maqedonia ka pranuar zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, ministria e financave të Maqedonisë ende letrat që i dërgon në Kosovë i adreson në “Republika Srbija”.

Kjo i ka ndodhur edhe aktorit kumanovar, Avni Dalipi, i cili jeton në Kosovë. Ai ka pranuar letër nga ministria e financave-Njësia rajonale Kumanovë, ku pikërisht shkruan “Prishtina, Kosovo, R. Srbija”.

“Që nga 2008-ta, Maqedonia e ka njohur Republikën e Kosovës. Une sot me DHL pranova dokumentin e datës 14.03.2019, shikojeni dhe binduni vet se si e njeh Kosovën RMV. Gjithashtu dokumenti është vetem Maqedonisht dhe Alfabet cirilik! Shqipja?????”, ka komentuar aktori Dalipi, duke publikuar fotografitë në facebook. /IndeksOnline/