Ylli i Kosovës i gatshëm të luaj edhe nëpër borë
Ndeshja e Superligës se Zvicrës në mes të Luzernit dhe Young Boys është anuluar shkaku i reshjeve të borës.
Por njoftimi se ndeshja është anuluar nuk ka arritur deri te veshi i Idriz Vocës.
Ylli i Kosovës ka dalë në fushë për nxehjet edhe pse stadiumi ishte i mbuluar me borë.
Shoku i tij i skuadrës, Tomi Juric ka publikuar videon e Vocës në stadium. “Ndeshja është anuluar, Idriz Voca nuk është njoftuar”, ka shkruar sulmuesi.
Kujtojmë se Voca ishte i ftuar në dy ndeshjet e Kosovës në muajin mars kundër Danimarkës dhe Bullgarisë. /IndeksOnline/