75 Mall Live Search
22:52 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

O sot, o kurrë, çfarë fitore e Liverpool

Liverpool ka arritur fitore të madhe në udhëtim te Sauthampton. Vendasit e befasuan skuadrën e Klopp kur në fillim të ndeshjes kaluan në epërsi me golin e Long.

Naby Keita barazoi në pjesën e parë për të nisur gjithçka nga fillimi.

Reds e kërkuan me ngulm fitoren, por hasën në vështirësi që të arrijnë atë.

Salah me një perlë arriti që të shënoi golin e epërsisë për Liverpoolin në minutën e 80. Pak minuta më vonë, Firmino realizoi për 1-3 dhe qetësinë e Liverpoolit.

Me këtë fitore, skuadra e Klopp rikthehet në pozitën e parë me 82 pikë, dy më shumë se City që ka një ndeshje më pak./Indeksonline/