S’do ta besoni këtë statistikë, Barca “penicilin” për Simeonen
Atletico Madrid që nga ardhja e Diego Simeones është konsideruar “arrë e fortë” për ekipet e mëdha.
Por kështu nuk ka qenë edhe për Barcelonën në La Liga, transmeton Indeksonline.
Simeone nga 14 ndeshje në ligë sa i ka luajtur kundër Barcelonës, nuk ka arritur asnjëherë që ta mposht Barcelonën.

Ai ka humbur nëntë herë dhe ka arritur të barazoj pesë herë.
Sot Barcelona dhe Atletico takohen në ligë. Me një fitore të kryeqytetasve do të hapej gara për titull, ndërsa nëse ndodh e kundërta mund të themi që Barcelona është fituesja e La Ligës këtë sezon.
Diferenca mes katalunasve dhe Atleticos është tetë pikë për momentin./Indeksonline/