Binjakët nuk e pranojnë atësinë, gjyqtari i urdhëron të dytë të paguajnë për fëmijën
Dy binjakë identikë në Brazil janë në problem pasi një gjykatës i tha që bashkë të paguanin për mbështetjen e një fëmije.
Njëri prej tyre kishte një lidhje rastësore me një grua, e cila më vonë lindi një vajzë. Por ajo nuk është e sigurt se cili prej binjakëve është babai i fëmijës së saj.
Gjykatësi Filipe Luis Peruca urdhëroi vëllezërit, të identifikuar vetëm si Fabricio dhe Fernando, që t’i nënshtrohen testit të ADN-së, ndaj të cilit të dytë dolën pozitivë, por asnjëri prej tyre nuk e pranoi që është babai, duke shpresuar që t’i iknin pagesës për fëmijën.
Gjyqtari deklaroi se të dy burrat po ia mohonin të drejtën fëmijës për ta njohur babanë e vërtetë, kështu që i urdhëroi të dytë që të paguajnë nga 60 dollarë për muaj, ose 30 përqindëshin e pagës minimale braziliane për mbështetjen financiare ndaj fëmijës.
Kjo situatë në fakt ka dalë në favor të vajës së vogël, meqë po përfiton dyfish financiarisht.
Po ashtu u bë e ditur se Peruca ka urdhëruar që emri i të dy vëllezërve binjakë të dalë në certifikatën e lindjes së vajzës.