75 Mall Live Search
19:45 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Watford në finale të FA Cup pas përmbysjes spektakulare

Watford ka mposhtur Wolves 3-2 pas 120 minutash në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë. Skuadra e Gracia-s ka realizuar një mrekulli të vërtetë, duke parë se ka qenë në disavantazh të dy golave deri në minutën e 78-të.

Doherty (36′) dhe Jimenez (62′) kanë shënuar për “Ujqërit”, tifozët e të cilëve kanë nisur të festojnë para kohe në shkallët e stadiumit. Fatkeqësisht për ata, Watford ka patur plane të tjera.

Përmbysja e çmendur, në fakt, ka filluar në minutën e 79-të me një gol të jashtëzakonshëm të Deulofeu, ish-ylli i Milan-it, dhe është kompletuar po nga ai në të 104-ën pasi Deeney realizoi golin e barazimit 2-2 në minutën e fundit të kohës së rregullt me penallti.

18 majin e ardhshëm Watfrod do të përballet me Manchester City-n në finale, ku do t’i duhet një tjetër mrekulli për të ngritur kupën.