Rrahje në Rahovec, viktima pëson lëndime trupore
Është arrestuar një person i dyshuar në Rahovec, i cili pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar fizikisht viktimën i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Sipas raportit policor rasti ka ndodhur ditën e djeshme në ora 14:40./Indeksonline/