Prizren, raportohet për para të falsifikuara
Një grua ka raportuar në Policisë e Kosovës se nga një person ka pranuar 100 euro që dyshohet se janë të falsifikuara, përcjellë Indeksonline.
Sipas raportit të Policisë, njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.
“Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se nga një i dyshuari i panjohur ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin”, thuhet ndër të tjera në raportin e Policisë së Kosovës. /Indeksonline/