75 Mall Live Search
14:50 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Apostolova dëgjon rrëfimin e një grua rome të dhunuar me vite të tëra në Kosovë

Në ditën ndërkombëtare të romëve, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka vizituar Rrjetin e OJQ-ve të grave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas të Kosovës (RrOGRAEK). Ajo ka dëgjuar rrëfimin e një gruaje rome, viktimë e dhunës në familje, dhe një vajze me nevoja veçanta, ku si shkak i kësaj ishte e privuar nga e drejta në pjesëmarrje të projekteve në shkollën ku ka shkuar. Apostolova, mes tjerash ka premtuar përkrahje nga BE-ja, në mënyrë që vajzat e reja rome të arsimohen.

Florije Mumini, nga komuna e Gjilanit për shumë vjet me radhë, ishte viktimë e dhunës në familje. Dhunën ajo e përjetonte nga bashkëshorti i saj.

Mumini thotë se gjatë kësaj kohe, asnjëherë nuk ka pasur ndjenjën se po jetonte.Ajo thotë se një ditë u takua me Shpresa Agushin, drejtoreshën ekzekutive të RrOGRAEK, e cila e kishte bindur që të raportojë dhunën që po përjetonte, pavarësisht se ishte një grua rome. 

Mirëpo, ajo thotë se përkundër vështirësive ekonomike që ka tani, ajo ndihet shumë e lumtur që ka arritur të parandalojë dhunën që me vjet ushtrohej ndaj saj.Ndërsa Elza Bojku rrëfen historinë e saj, si është keqtrajtuar vetëm pse pse ëhstë me aftësi të kufizuara. 

Ajo rrëfen se ka qenë gjithmonë e gatshme të kontribuojë, por që një mundësi e tillë nuk i ka takuar asnjëherë. 

Këto histori ato kanë ndarë para shefes së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova. Kjo e fundit ka motivuar të gjitha gratë, që dhuna të mos tolerohet asnjëherë.

Apostolva u premtoi se BE-ja do të vazhdojë t’i përkrah dhe që vajzat e reja rome të arsimohen.

Drejtoresha ekzekutive e këtij rrjeti, Shpresa Agushi ka treguar për gjendjen e komunitetit, në kohën kur ka filluar punën.Ndryshe, dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë, traditave dhe kulturës rome, ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale. Kjo ditë synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen komuniteti rom në të gjithë botën.