75 Mall Live Search
20:25 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Thaçi dekoron pas vdekjes Haxhi Merxhen dhe Kujtim Paçakun

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në festën e komunitetit rom në Prizren.

Për të nderuar kontributin e këtij komuniteti, ai ka dekoruar, pas vdekjes, ish- deputetin Haxhi Merxha dhe poetin Kujtim Paçakun.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Ishte kënaqësi që mora pjesë sonte në festën e komunitetit rom në Prizren, me të cilin kremtuam Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Për të nderuar kontributin e këtij komuniteti në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, i dekorova, pas vdekjes, ish-deputetin Haxhi Merxha dhe poetin Kujtim Paçaku. Kosova gjithmonë do t’i respektojë të drejtat e komuniteteve, të cilat burojnë nga Kushtetuta jonë. HTH