Chelsea fiton falë magjisë së Hazard
Chelsea ka arritur fitore 2-0 kundër West Ham United në ndeshjen e fundit të javës së 33-të në Premier Ligë.
Belgu Eden Hazard ishte njeriu i ndeshjes me dy gola të realizuar.
I pari ishte i jashtëzakonshëm pas një depërtimi fantastik arriti të shënonte Hazard.
Chelsea me këtë fitore është ngritur në vendin e 3-të në Premier Ligë me 66 pikë, 1 më shumë se Tottenhami dhe 3 më shumë se Arsenali. /Indeksonline/