75 Mall Live Search
09:48 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Korenica nga Rahoveci, synon t’ia sjellë Prishtinës titullin pas 6 vitesh

Asnjë futbollist tjetër në Superligë nuk ka shënuar më shumë gola se Meriton Korenica në pranverë. Sulmuesi i Prishtinës ka shpërthyer duke realizuar 8 gola në 9 ndeshje të zhvilluara në elitë.

Prizrenasi është motori kryesor i skuadrës së Mirel Josës në synimin për të fituar titullin e parë kampion pas 6 vitesh. Ai ka treguar për Indeksonline sekretin e formës së mirë që po kalon.

“Kemi ardh në fazën e fundit të kampionatit dhe këtu nuk falen gabimet. Deri tash jemi duke shkuar shumë mirë si ekip dhe kjo ka bërë që edhe unë të jem më efektiv duke shënuar më shumë gola. Por më e rëndësishme është që të fitojmë 3 pikë. Nuk është që vetëm në pranverë jam efektiv. Në vjeshtë kemi tregu paraqitje të mira por kemi bërë disa gabime që nuk është dashur ti bënim. Ishalla vazhdojmë kështu deri në përfundim të sezonit” deklaroi Korenica.

Forma e tij e mirë ka rritur interesimin e skuadrave nga brenda dhe jashtë Kosovës.

“Kam kontratë edhe 1 vit me Prishtinën por futbollit nuk i dihet, gjithçka mund të ndodh. Por njëherë jam duke menduar vetëm te Prishtina që të dalim kampion dhe të luajmë në Ligën e Kampionëve” u shpreh Korenica për Indeksonline.

21 vjeçari është golashënuesi i dytë më i mirë në Superligë me 11 gola, 3 më pak se Kastriot Rexha i Feronikelit.