75 Mall Live Search
11:49 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Ministri i Arsimit bën thirrje për respektim të Kushtetutës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës.

Ai apeloi që të të respektohet maksimalisht Kushtetura, pasi sipas tij, vetëm kështu sigurojmë një vend të rëndësishëm në rrugëtimin drejt së ardhmes përkrah vendeve të zhvilluara.

“Kushtetuta është dokumenti më i rëndësishëm i shteteve të pavarura. Sot njëmbëdhjetë vjet, edhe Kosova iu bashkua këtyre shteteve me këtë dokument, i cili garanton respektimin e vlerave universale të botës demokratike. Ta respektojmë maksimalisht Kushtetutën tonë, sepse kështu sigurojmë një vend të rëndësishëm në rrugëtimin drejt së ardhmes përkrah vendeve të zhvilluara! Urime Dita e Kushtetutës!”, shkroi Bytyqi në Facebook. /Indeksonline/