75 Mall Live Search
15:47 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Grabitet makina me para në rrugën e Rinasit, një i vdekur

Një makinë që po transportonte para është grabitur në sot në rrugën e Rinasit.

Zbulohen detaje në lidhje me grabitje spektakolare të zhvilluar ditën e sotme në Rinas.

Një makinë që po transportonte para deri aeroportit të Rinasit për ti dërguar jashtë është grabitur nga persona ende të paidentifikuar.

Ka dyshime janë se grabitur 2 milionë euro, që ishin të një banke të nivelit të dytë.

Ka pasur përplasje me armë dhe dyshohet se një person ka mbetur i vrarë.

Grabitesit kane qene me nje furgon te bardhe me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’

Sipas informacioneve të para, grabitësit kanë pasur një furgon të bardhë me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” pa targa.

Gjatë grabitjes janë dëgjuar edhe të shtëna me armë. Dyshohet se mund të ketë pasur viktima.