75 Mall Live Search
23:55 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Pochetino: Kane mund ta ketë humbur sezonin

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, ka folur për dëmtimin e pësuar nga Harry Kane në ndeshjen e Champions League kundër City-t, të fituar 1-0 nga “Spurs”.

“Është për të ardhur keq. Do të jetë shumë  e vështirë dhe do të na mungojë, ndoshta për pjesën e mbetur të sezonit”, ka thënë trajneri argjentinas për “BT Sport”.

Sulmuesi u detyrua të largohet nga fusha pasi ndrydhi kaviljen në minutën e 55-të të takimit në një tentativë për t’i marrë topin mbrojtësit të City-t, Fabian Delph.

Edhe pa Kane, Spurs kanë arritur të marrin fitoren falë golit të Son në  minutën e 79-të, por do ta kenë shumë të vështirë ta ruajnë avantazhin pa yllin e tyre në ndeshjen e kthimit, që do të luhet 17 prillin e ardhshëm në “Etihad Stadium”.