75 Mall Live Search
15:08 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

“Bllaca 99”, Haradinaj: Sot vendosëm gurthemelin e një shtëpie të jashtëzakonshme

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas kthimit nga Amerika, ka shkuar për të hedhur gurthemelin e muzeut të Bllacës, në nderim të të gjithë refugjatëve gjatë luftës së ‘99-ës.

“Bllacë ’99” do të jetë muzeu i luftës së Kosovës, e kjo shtëpi, sipas kryeministrit Haradinaj, do të jetë zëri i ndërgjegjes dhe nuk do të lërë askënd ta harrojë historinë.

Haradinaj tha se Qendra Përkujtimore e gjenocidit serb në Kosovë “Bllaca 99”, po ngritet në respekt dhe përkujtim të vuajteve dhe rezistencës së 440 mijë refugjatëve.

Sot, vendosem një shenjë të gjithkohshme, gurthemelin e një shtëpie të jashtëzakonshme, që flet më zërin e ndërgjegjes kundër harresës dhe mizorisë së njeriut ndaj njeriut! Qendra Përkujtimore e gjenocidit serb në Kosovë “Bllaca ‘99”, po ngritet në respekt dhe përkujtim të vuajtjeve, por edhe rezistencës së 440 mijë refugjatëve shqiptarë të Kosovës, që kanë kalu nepër Kampin e Bllacës dhe e cila do të shërbejë edhe si falënderim i përjetshëm botës demokratike, të prirë nga ShBA, që ia mbylli rrugën me drejtësi mizorisë, për ta rikthyer shpresën e një populli.