A është ky rikthimi më i madh në historinë e tenisit?
Turneu i Sunderlandit në Angli ka sjellur njërin nga rikthimet më të mëdha në historinë e tenisit.
Tara Moore, numri 479 i renditjes WTA dhe numri nëntë në Britani e ka bërë këtë rikthim ëndrrash.

Moore ishte duke humbur 0-6, 0-5 dhe 30-40 me pikë nga Jassika Ponchet dhe francezes i duhej vetëm edhe një poen për të kompletuar fitoren bindëse.
Por, Moore nuk u dorëzua dhe arriti të bërë të pamundurën.
Setin e dytë nga 0-5, ajo arriti ta rikthejë në 7-6, ndërsa me pikë arriti fitore me 6-3. /Indeksonline/