75 Mall Live Search
22:53 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

Kadriaj: Mimoza Kusari paska vazhduar vallen në Vetëvendosje, për të ndaluar kush e di se ku!

Liderja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ishte e pranishme në tubimin e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje me sloganin ‘Kundër PANhajnisë’, ku edhe mbajti një fjalim.

Në tubimin e mbajtur në Gjakovë, Kusari-Lila ka kritikuar qeverisjen e Ramush Haradinajt ku edhe ka përmendur disa keqpërdorime të bëra nga kjo qeveri.

“Kanë ndërruar akcizën e duhanit për t’iu përshtatur disa personave. Kanë fryrë faturën e autostradës së Dukagjinit për të përfituar gjatë shpronësimit”, tha ndër të tjerash ajo.

Por lidhur me këtë ka reaguar deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.

Përmes një statusi në Facebook, Kadriaj ka thënë se pas turit të aderimeve, e koalicioneve jo parimore, tani Mimoza Kusari Lila ka vazhduar vallen në Vetëvendosje, transmeton Indeksonline.

Kadriaj i ka përmendur Kusari-Lilës disa nga lëvizjet e saj politike, duke thënë se nuk dihet ku do të ndalojë.

Postimi i plotë:

Pas turit të aderimeve e koalicioneve jo parimore së pari si zëdhënëse e qeverisë së PDK-së? pastaj si nënkryetare e AKR-së, duke vazhduar me koalicion me LDK-në, tani Mimoza Kusari Lila paska vazhduar vallen në VV, për t’a ndalur kushedi se ku!

Top of Form