Ndeshje e dobët në Angli, por Barça merr rezultat të mirë
Barcelona ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Skuadra spanjolle ka mposhtur në “Old Traford” Manchester United me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Luke Shaë në portën e tij. Mbrojtësi i Manchesterit devijoi një top me kokë nga Luis Suarez.
Në anën tjetër, Manchester United nuk arriti të bëjë asnjë gjuajtje në kuadratin e portës të Ter Stegen.
Ndeshja e kthimit në “Camp Nou” do të luhet me 16 prill. /IndeksOnline/