75 Mall Live Search
13:07 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Limaj e kujton Agim Ramadanin, e quan strateg të madh që udhëhoqi betejën për shembjen e kufirit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 20-vjetorin e rënies së heroit të Kombit, Agim Ramadani.

Limaj ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, se kujton me pietet të lartë heroin e betejës së Koshares dhe luftëtarin i cili udhëhoqi betejën për ta shembur kufirin mes shqiptarëve dhe strategun e madh të luftës, Agim Ramadani – Katana

“Rënia e tij heroike 20 vjet më parë ishte humbje e madhe për UÇK-në, por po aq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar rrugën drejt lirisë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Shkrimi i plotë i zëvendëskryeministrit:

Sot kujtojmë me pietet të lartë heroin e betejës së Koshares, luftëtarin i cili udhëhoqi betejën për ta shembur kufirin mes shqiptarëve dhe strategun e madh të luftës, Agim Ramadani – Katana.

Rënia e tij heroike 20 vjet më parë ishte humbje e madhe për UÇK-në, por po aq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar rrugën drejt lirisë.

Jeta dhe vepra e Agim Ramadanit u bë burim frymëzimi për luftëtarët e lirisë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për komandantin Agim Ramadani.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të UÇK-së.